Angelina Jolie dhe Bill Gates, më të admiruarit për 2018-ën

138

TIRANE,16 Prill /ATSH/ – Angelina Jolie zgjidhet femra më e admiruar në planet për 2018-ën. Arsyeja e këtij vlerësimi janë shkëlqimi i saj nëpër filma, adoptimi i fëmijëve, sfida me sëmundjen e rëndë dhe organizimi i shumë bamirësive në vende të varfëra të botës.

Këtë titull Angelina e mori në bazë të një studimi vjetor i kryer në formën e sondazhit nga YouGov i cili pyet njerëz në shtete të ndryshme se cili është personazhi publik që ata admirojnë më shumë.

Në këtë sondazh votuan plot 35 shtete me mbi 37 mijë njerëz votuan dhe rezultatet janë si në vijim:Në vendin e pestë renditet Hillary Clinton,në vendin e katërt Mbretëresha Elizabeth II,në vendin e tretë Opreah Winfrey,në vendin e dytë Mishelle Obama dhe listën e kryeson Angelina Jolie.

Në Top 14 nga rezultatet e votimit shihet se listën e femrave kryesohet nga femra të fushës së kinematografisë,muzikës,televizionit,ndërsa lista e burrave më të suksesshëm kryeson nga njerëz të fushës së politikës ,biznesit dhe sportit.

Çifti Obama renditet në vendin e dytë duke u bërë zyrtarisht njëri prej çifteve më të admiruar të planetit .Ndërsa themeluesi i ”Microsoft”,Bill Gates kryeson listën e meshkujve./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.