Xhaçka vizitë në SHBA, takon sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mattis

TIRANË, 15 Prill/ATSH/.- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nisi sot një vizitë zyrtare në SHBA.

Zyra e shtypit pranë Ministrisë së Mbrojtjes informon se, ministrja Xhaçka do të takohet në Pentagon me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Po ashtu bëhet e ditur se në Washington, ministrja Xhaçka do të ketë takime në Senat, Departamentin e Shtetit dhe Kongres./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.