SHBA – Uashingtoni i gatshëm për ndërhyrje tjetër në Siri

UASHINGTON, 15 prill /ATSH-AFP/ – Donald Trump dhe aleatët e tij francezë dhe britanikë u shprehën se sulmi i ndërmarrë prej tyre rezultoi i suksesshëm ndaj Sirisë së Bachar al-Assadit, i akuzuar për përdorimin e armëve kimike.
Uashingtoni u shpreh i gatshëm për të ndërhyrë sërish në rast të një ripërsëritjeej nga ana e Damaskut, pavarësisht indinjatës së Moskës e cila dënoi agresionin.

Pas këtij operacioni ”të kufizuar” ushtarak, i cili kishte si objektiv tre impiante që kanë lidhje me programin e armatimit kimik sirian, por pa shkaktuar të vdekur, sipas Perëndimorëve, Franca, SHBA-ja dhe Britania e Madhe synojnë të rinisin diplomacinë.

Ata i dorëzuan të shtunën në mbrëmje 12 partenerëve të tyre të Këshillit një projekt-rezolutë të re për Sirinë që pritet të diskutohet duke nisur nga dita e hënë, sipas diplomatëve.

Teksti përfshin disa aspekte, atë kimik, humanitar dhe politike, duke përfshirë krijimin e një mekanizmi të ri hetimor për përdorimin e armëve kimike, sipas teksit të siguruar nga media.

Në planin kimik, teksti dënon çdo përdorim të armëve kimike në Siri. Ai parashikon krijimin e një mekanizmi të pavarur hetimor bazuar në parimet e paanësisë dhe profesionalizmit./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.