BM – Marrëveshje botërore për të reduktuar ndotjen nga transporti detar

LONDËR, 13 prill /ATSH-AFP/ – Organizata Ndërkombëtare Detare njoftoi sot në Londër nënshkrimin e një marrëveshje që synon të reduktojë me të paktën 50% prodhimin e dioksidit të karbonit në transportin detar deri në vitin 2050 në raport me nivelin e vitit 2008.

Kjo është hera e parë që industria e transportit detar përcakton objektiva në shifra në çështje të luftës kundër ndryshimit klimatik.

Në fakt ky sektor nuk prekej drejtpërdrejtë nga Marrëveshja e Parisit e nënshkruar në dhjetor të vitit 2015 gjatë COP21.

Organizata Ndërkombëtare Detare numëron 173 shtete anëtare.

“Kjo strategji fillestare parashikon për herë të parë (…) të reduktojë prodhimin e gazit me efekt serë me të paktën 50% deri në vitin 2050, në raport me vitin 2008, duke vazhduar njëkohësisht përpjekjet për t’i eleminuar krejtësisht”, theksoi Organizata në një komunikatë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.