SHBA – Pompeo: Vitet e politikës së butë amerikane përballë agresionit rus kanë marrë fund

UASHINGTON, 12 prill /ATSH-DPA/ – Mike Pompeo, i emëruar në krye të diplomacisë amerikane, pritet të deklarojë sot para Senatit se vitet e politikës së butë amerikane përballë agresionit rus kanë përfunduar.

Në disa deklarata ku konfirmohet dëgjesa para Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit, drejtori aktual i CIA-s do të deklarojë se strategjia e sigurisë kombëtare e presidentit amerikan, Donald Trump  “ka identifikuar Rusinë si një rrezik për vendin tonë dhe përpjekjet diplomatike me Moskën duhet të vazhdojnë”.

“Rusia vazhdon të veprojë me agresivitet, e rritur nga vitet e politikës së butë përballë këtij agresioni. Tani, kjo ka marrë fund”, pritet të thotë Pompeo.

“Ne jemi duke rindërtuar ushtrinë tonë të fuqishme dhe duke rritur kapitalin për fuqinë bërthamore. Kemi imponuar sanksione të ashpra dhe kemi larguar më shumë diplomatë rusë dhe zyrtarë të shërbimeve sekrete nga SHBA-ja që prej Luftës së Ftohtë”, pritet të deklarojë ai./ /G.S/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.