Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – Mattis: Përdorimi i armëve kimike në Siri, thjesht i pafalshëm

UASHINGTON, 12 prill /ATSH-AFP/ – Përdorimi i armëve kimike në Siri është thjesht i pafalshëm, theksoi sot ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis duke kujtuar sulmin hakmarrës kundër regjimit sirian një vit më parë.

“Disa gjëra janë thjesht të pafalshme, të papranueshme dhe kundër jo vetëm konventës ndërkombëtare për armët kimike, por mbarë njerëzimit”, theksoi Mattis në Kongres për qëndrimin e SHBA-së përsa i përket sulmit të fundit të dyshuar kimik në Siri./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version