Vasili: LSI do të jetë e pranishme në seancën plenare të së enjtes

TIRANE, 11 Prill/ATSH/- Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili deklaroi sot se “do të jenë të pranishëm në seancën plenare të së enjtes“.

“Grupi parlamentar do të jetë atje shumë aktiv, shumë i tonizuar për t’u përballur me qeverinë”, tha Vasili në një konferencë për shtyp.

Sipas tij, grupi parlamentar i LSI do të qëndrojë në mënyrë të papajtueshme në këmbë me të gjitha format dhe reagimet, për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve të protestës së Kukësit.

“Dhe deri në ditën e lirimet të tyre, protesta dhe reagimi ynë nuk do të reshtë”, tha ai. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.