SHBA – Trump bën përgjegjës Sirinë dhe Rusinë për sulmin e dyshuar kimik

UASHINGTON, 11 prill /ATSH-AFP/ – Donald Trump bën përgjegjës Sirinë dhe Rusinë për sulmin e dyshuar kimik të kryer të shtunën në Duma, deklaroi sot zëdhënësja e tij, pas njoftimit nga ana e presidentit amerikan për një përgjigje të afërt perëndimore.

E pyetur në lidhje me mundësinë e sulmeve ushtarake ndaj regjimit sirian, Sarah Sanders pohoi gjithashtu se diskutimet vazhdojnë ende. Të gjitha mundësitë janë mbi tryezë, vendimi përfundimtar nuk është marrë ende”, deklaroi ajo./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.