NJU DELHI – India dhe Arabia Saudite bashkëpunim për ndërtimin e një mega rafinerie nafte

(FILES) In this file photo taken on June 22, 2017 the sun sets over the Total refinery on the Loire River off Donges, western France. The world's leading oil companies published a bumper crop in profits last year as rising crude prices helped turn their fortunes around, but they remain cautious and are unlikely to rush out on a new spending spree just yet. In a flourish of earnings reports over the past week, the picture painted by majors ranging from ExxonMobil and Chevron to BP, Royal Dutch Shell and Total has been a very rosy one. / AFP PHOTO / LOIC VENANCE

NJU DELHI, 11 prill /ATSH-AFP/ – Gjiganti saudit i naftës ”Saudi Aramco” njoftoi sot një marrëveshje me një konsorcium indian për ndërtimin e një rafinerie gjigante nafte në perëndim të Indisë me një vlerë që llogaritet deri në 44 miliardë dollarë.

Kompleksi petrokimik, i cili është objekt i një memorandumi mirëkuptimi me Korporatën indiane ”Oil Corporation”, ”Bharat Petroleum Corporation” dhe ”Hindustan Petroleum Corporation” do të ketë kapacitet përpunimi prej 1,2 milionë fuçish nafte bruto në ditë dhe do të renditet në mesin e më të mëdhenjve të botës, njoftoi kompania publike në një deklaratë.

Ky njoftim është pjesë e strategjisë së ”Aramco”, numrit një në botë për prodhimin e naftës bruto, për të zgjeruar gamën e të ardhurave duke zhvilluar kompanitë e saj të rafinimit dhe ato petrokimike. Kjo gjë i mundëson gjithashtu sigurojë një shumëllojshmëri perspektivash në të ardhmen në fushën e naftës.

”Rafineria e re do të ndërtohet në shtetin e Maharashtës, rreth 200 kilometra në jug të Mumbait, kryqendra ekonomike e vendit. Grupi saudit do të mbajë 50% të aksioneve, ndërsa gjysma tjetër do t’i shkojë konsorciumit indian”, saktësoi ministri saudit i Energjisë, Khalid Al-Falih cituar nga agjencia ”Press Trust of India” (PTI)./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.