MANILA – ADB: Rritja ekonomike aziatike mund të pengohet nga proteksionizmi amerikan

MANILA, 11 prill /ATSH-DPA/ – Prespektiva e rritjes ekonomike rajonale aziatike mund të pengohet nga tensionet tregtare që janë krijuar nga politikat proteksioniste të SHBA-së, njoftoi sot Banka Aziatike për Zhvillim (ADB).

”Për vitin 2018 parashikohet një rritje prej 6% për Prodhimin e Brendshëm Bruto, me një rënie shumë të lehtë nga 6,1% që ishte në vitin 2017”, deklaroi ADB-ja në raportin e saj vjetor mbi Prespektivën Aziatike për Zhvillim.

Rritja e rajonit për vitin 2019 parashikohet të jetë 5,9 %.

Ndonëse parashikimet për rritjen janë të favorshme, banka paralajmëroi se “rreziqet për tregtinë janë të larta”.

Tensionet tregtare mes SHBA-së dhe Kinës u rritën që kur administrata Trump imponoi tarifa prej 25% për importet e çelikut dhe 10% për ato të aluminit./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.