KPK ndërpret procesin e rivlerësimit për prokurorin Ermir Beta

TIRANË, 11 Prill /ATSH- I. Vata/ – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, Ermir Beta.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me trupë gjykuese të kryesuar nga Xhensila Piune, anëtare, Genta Tafa dhe relator Roland Ilia, asistuar gjatë procesit të vendimmarrjes nga sekretarja gjyqësore Ina Seriani, mori në shqyrtim çështjen përsa i përket subjektit të rivlerësimit Ermir Beta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Bazuar në Nenin 179/b, pika 3, i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni G i Aneksit të Kushtetutës, neni 14 e 57 i ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, trupi gjykues vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për prokurorin Ermir Beta”.

Më 15 mars ky i fundit kishte dhënë dorëheqjen nga detyra dhe Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar KPK-në më 6 prill. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.