Agjencia Telegrafike Shqiptare

ALGJERI – Një avion ushtarak rrëzohet pranë Algjerit

ALGJER, 11 prill /ATSH-AFP/ – Një avion ushtarak algjerian u rrëzua sot, pak pas ngritjes pranë bazës ajrore të Bufarikut, 30 kilometra në jug të Algjerit, njoftuan agjencia shtetërore APS dhe televizionet algjeriane duke njoftuar gjithashtu përreth 100 ushtarakë në bord.

Nuk ka ende informacione për ndonjë bilanc, ndërkohë që televizionet kanë transmetuar imazhe të avionit të përfshirë nga flakët./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version