SHBA – Jep dorëheqjen këshilltari i Donald Trump për Sigurinë e Brendshme

UASHINGTON, 10 prill /ATSH-AFP/ – Këshilltari i Donald Trump për Sigurinë e Brendshme, Tom Bossert ka vendosur të lërë postin e tij, njoftoi sot ekzekutivi amerikan.

“Presidenti amerikan, Donald Trump falenderoi Tom për angazhimin e tij për sigurinë e vendit tonë”, theksoi zëdhënësja e presidentit amerikan, Sarah Sanders në një komunikatë të shkurtër, që vjen pas një sërë largimesh këto javët e fundit./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.