Rama: Protesta tallje me njerëzit, tregjet janë jashtë skemës së TVSH-së

TIRANË, 10 Prill/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot protestën e uljes së qepenave në tregjet bashkiake, si tallje të madhe me njerëzit nga politikanët pa atdhe.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri thekson se, “tregjet janë jashtë skemës së TVSH-së”.

“Protesta e uljes së qepenave në tregjet bashkiake tallje e madhe me njerëzit nga politikanët pa atdhe! Sepse tregjet janë jashtë skemës së TVSH-së! Ne bëmë zero taksën e biznesit të vogël dhe futja në TVSH e të vegjëlve nuk rrit aspak barrën mbi ta, por siguron kontrollin e të mëdhenjve”, shkruan Rama./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.