Agjencia Telegrafike Shqiptare

SEUL – Ish-presidenti koreanojugor dënohet për korrupsion

SEUL, 9 prill /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti koreanojugor, Lee Myung Bak u dënua zyrtarisht sot për korrupsion, tre ditë pas dënimit me 24 vite burg për Park Geun Hye, pasuesja e tij në krye të shtetit.

Në Kore të Jugut, krerët e shtetit kanë tendencë ta gjejnë veten në burg pasi largohen nga pushteti, kjo ndodh më shpesh kur ka ndryshim politik.

President në vitet 2008-2013, Lee Myung Bak u dënua për korrupsion, shpërdorim detyre, keqpërdorim të fondeve si dhe evazion fiskal, njoftoi prokuroria në një komunikatë.

Përveç këtyr dy rasteve, në vitet 1990 janë dënuar për tradhëti dhe korrupsion dy presidentë të tjerë, Chun Doo Hwan dhe Roh Tae Woo./G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version