Fleckenstein: Të fillojmë negociatat me Shqipërinë

TIRANË, 8 prill /ATSH- I. Vata/- Ne duhet të fillojmë negociatat me Shqipërinë, ka qenë vendimi i Eurodeputeti dhe Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, pas vizitës së tij në Shqipëri.

Eurodeputeti dhe Raportuesi për Shqipërinë, Fleckenstein duke iu referuar vizitës në Shqipëri thekson se është bërë progres dhe se shqiptarët meritojnë të gjitha përpjekjet tona për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE-së.

“Javën e kaluar kam vizituar përsëri Shqipërinë. Përfundimi im është i qartë:Ne duhet të fillojmë negociatat me këtë vend. Progresi është bërë, ndonëse mbetet shumë punë. Pa dyshim! U inkurajua vërtet nga të rinjtë që takova në Tiranë, në shkollën dhe në qendrën sociale në Bregu Lumit, ose në Universitetin e Durrësit. Ata të gjithë meritojnë të gjitha përpjekjet tona për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE-së”, shprehet Fleckenstein.

Knut Fleckenstein  shprehet se “Mund të kemi mendime të ndryshme për shumë vendime politike, por për këta të rinj në Tiranë vlen të punohet. Dhe unë jam i sigurt, studentët e Durrësit do të na ndihmojnë”.

Po ashtu eurodeputeti Knut Fleckenstein,  sjell një album me foto nga takimet e bëra në Shqipëri./e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.