GJERMANI – Prokurori publik urdhëron lirimin e menjëhershëm të Puigdemont

KIEL, 6 prill /ATSH-DPA/ – Një prokuror publik gjerman urdhëroi sot lirimin e menjëhershëm të liderit separatist katalanas dhe ish-presidentit të këtij rajoni, Carles Puigdemont.

Puigdemont mbahej në burg në qytetin, Neumuenster, pas një mandatarresti europian, i kërkuar nga Madridi për rebelim dhe shpërdorim të fondeve publike nga ana e ish-presidentit gjatë referendumit të vitit të kaluar për pavarësinë e Katalonjës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.