Agjencia Telegrafike Shqiptare

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/04/2018

SEUL (Kore e Jugut) – Pritet vendimi për procesin e ish-presidentes koreano-jugore Park Geun-hye, shkarkuar pas një skandali për korrupsion.

KATMANDOU (Nepal) – Kryeministri i ri i Nepalit zhvillon një vizitë në Indi.

PORT-VILA (Vanuatu) – Vizitë e princit Charles në Vanuatu. ​

PEKIN (Kinë) – Presidenti i Zimbabves, Emmerson Mnangagwa, zhvillon një vizitë zyrtare në Kinë.

PARIS (Francë) – Konferencë ndërkombëtare për mbështetjen financiare për Libanin me pjesëmarrjen e Saad Haririt dhe Jean-Yves Le Drian.

UASHINGTON (SHBA) – Takim në Uashington mes ministres kanadeze të Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland, përfaqësuesit amerikan të Tregtisë, Robert Lighthizer dhe ministrit meksikan të Ekonomisë, Ildefonso Guajardo për negociatat Alena.​

UASHINGTON (SHBA) – Publikimi i shifrave të papunësisë dhe punësimit.

GAZA (Territoret Palestineze) – Manifestime të tjera janë parashikuar në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Izraelit./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version