SLLOVAKI – Mijëra qytetarë protestojnë kundër qeverisë

BRATISLAVË, 5 prill /ATSH-ANSA/ – Mijëra persona protestuan sot në shumë qytete sllovake kundër qeverisë dhe kërkuan hetime të pavarura lidhur me vrasjen e gazetarit investigativ, Jan Kuciak, i cili po hetonte për raste të mundshme korrupsioni në nivel qeveritar, dhe të së fejuarës së tij, Martina Kusnirova.

Protestuesit kërkuan edhe zëvendësimin e shefit të policisë sllovake, Tibor Gaspar.

Vala e protestave ka shkaktuar deri tani dorëheqjen e kryeministrit, Robert Fico dhe të koalicionit të tij qeveritar.

Presidenti i vendit, Andrej Kiska ka amëruar në postin e Ficos, zëvendësin e tij, Peter Pellegrini./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.