Brokoli ul rrezikun e goditjeve në tru

TIRANË, 5 Prill /ATSH/ – Femrat e moshuara duhet të konsumojnë brokoli, lulelakër dhe lakër Brukseli për të reduktuar rrezikun nga goditja e sulmit në tru, tregojnë studimet e reja.

Konsumimi i tyre tre herë në ditë ndikon që enët e gjakut të jenë më të shëndetshme.

Arteriet e trasha tregojnë se përmbajnë depozitë të yndyrave që rrisin presionin e gjakut.

Studimi po ashtu ka gjetur se grupi ‘cruciferous’ i perimeve janë veçanërisht të dobishme.

Aty përfshihen brokoli, lulelakra, lakra dhe zarzavatet.

Studimi i kërkuesve australianë ka monitoruar trashësinë e arterieve të gjakut në fyt.

Nëse kjo është mbi trashësinë e caktuar, atëherë mund të vijë deri te reduktimi i qarkullimit të qarkut drejt trurit dhe të rritet rreziku i sulmit në kokë.

Femrat që kishin konsumuar brokoli tri herë në ditë kishin arterie 0.05 mm më të holla se sa ato që nuk kishin konsumuar.

Reduktimi i trashësisë prej vetëm 0.1 mm mund të ulë rrezikun nga sulmi në tru deri në pesë herë.

Studimi është publikuar në revistën e American Heart Association. /a.a/ /Daily Mail/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.