SERBI – Gjykata dënon shtatë persona për organizim të luftëtarëve të ISIS-it

BEOGRAD, 4 prill /ATSH-DPA/ – Një gjykatë speciale për krimin e organizuar, krimet e luftës dhe terrorizmin në Beograd, vendosi të enjten të dënonte me burgim afatgjatë shtatë persona të akuzuar për dërgimin e parave drejt grupeve terroriste të ISIS-it dhe al-Nusra si edhe organizimin e luftëtarëve që do t’i bashkoheshin luftës në Siri.

Të shtatë personat , të gjithë myslimanë, u dënuan me shtatë vite e gjysmë dhe 11 vite burg, duke u bazuar në një ligj të vitit 2014, që i ndalonte shtetasit serbë të merrnin pjesë dhe të ndihmonin në konfliktet e huaja.

Për tre nga të pandehurit në gjendje të lirë vendimi i dënimit u mor në mungesë të tyre, ndërsa një prej tyre thuhet se është vrarë në Siri, por kjo nuk është konfirmuar ende.

Vendimi është dhënë në shkallën e parë dhe mund të apelohet./ /a.i/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.