TIRANE, 4 Prill/ATSH/- Presidenti i Komisionit për bashkëpunimin ndërkombëtar, integrimin europian dhe euroatlantik, Aleksandër Pejovic deklaroi sot se Komisioni Europian po punon në mënyrë që të përshpejtojmë procesin e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit.
“Në emër të Komisionit Europian, them se po bëjmë përgatitje duke ngritur më shumë interes për partitë europiane dhe palët e tjera, në mënyrë që të përshpejtojmë procesin e anëtarësimit në BE”, deklaroi ai, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e PES, Sergei Stanishev dhe Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Michele Nicoletti, në Tiranë.
Nga ana e Malit të Zi, tha ai, ne shpresojmë që Shqipëria të hapë negociatat për anëtarësim në BE dhe vendet e tjera ta ndjekin këtë proces.
“Mezi po presim që edhe Kosova të ndajë këtë përvojë dhe vendet e tjera të hapin negociatatat e tyre. Jemi këtu për t’u ndihmuar dhe për t’u përfshirë të gjithëve këtu. Ne e dimë që nuk jemi ishull, por duhet të punojmë të gjithë së bashku që të bashkohet rajoni, sepse vetëm nuk kemi opsion”, deklaroi Presidenti i Komisionit për bashkëpunimin ndërkombëtar, integrimin europian dhe euroatlantik, Aleksandër Pejovic.
/a.gjonaj/ /a.g/