SHBA – Trump kërkon vendosjen e ushtrisë në kufirin me Meksikën

UASHINGTON, 3 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se synonte vendosjen e ushtrisë amerikane në kufirin me Meksikën, gjë që do të përbënte sipas tij një hap të madh.

“Ne do të mbrojmë kufirin me ushtrinë tonë”, deklaroi Trump gjatë një takimi me drejtuesit e vendeve balltike duke shfaqur imazhin e tij të palëkundur ndaj imigracionit me një kritikë tjetër për paraardhësin e tij, Barack Obama, i cili ka bërë të vetmet ndryshime që kanë çuar thjesht në një mungesë të kufirit.

Donald Trump ka kritikuar ashpër këto ditët e fundit Meksikën që po lejon mijëra migrantë të Amerikës Qendrore të progresojnë drejt SHBA-së, ku shumë prej tyre shpresojnë të kërkojnë azil.

Ai theksoi se kjo dyndje legjitimon ndërtimin e murit që ai kërkon në kufirin mes Meskikës dhe SHBA-së.

“Nëse prek kufirin tonë, ligjet tona janë kaq të dobëta dhe kaq patetike (…) është si të mos kishim kufij”, theksoi sot presidenti amerikan.

“Ne kemi nevojë për një mur me përmasa 1 100/1 300 kilometra përgjatë kufirit”, shtoi ai./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.