BRUKSEL – BE shton 180 milionë euro për refugjatët në Greqi

BRUKSEL, 3 prill /ATSH-ANSA / – Komisioni Europian ka bërë të ditur një shtesë prej 180 milionë eurosh për projektet e ndihmës në Greqi duke përfshirë zgjerimin e programit të Ndihmës Emergjente për Integrimin dhe Strehimin (ESTIA) që ndihmon refugjatët të lëvizin nga kampet drejt strehimeve në zonat urbane dhe duke u siguruar një ndihmë të rregullt financiare.

Vendimi për shtimin e fondit vjen pas takimit të komisionerit për Ndihmë Humanitare dhe Menaxhim të Krizave, Christos Stylianides me kryeministrin grek, Alesis Cipras, në Athinë.

”Programet tona humanitare për refugjatët në Greqi janë një sinjal i qartë i solidaritetit europian. Ne do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar për të ndihmuar refugjatët në Greqi për një jetë më të sigurtë, normale dhe dinjitoze dhe për të lehtësuar integrimin e tyre në ekonominë dhe shoqërinë vendase.

“Programi ynë ESTIA po arrin rezultate të rëndësishme për të përmirësuar  jetën e refugjatëve. Një falenderim i  veçantë do të shkonte për qytetarët dhe kryebashkiakët grekë që kanë mirëpritur refugjatët në komunat e tyre me një mirëkuptim dhe kujdes të madh”, deklaroi komisioneri për Ndihmë Humanitare dhe Menaxhim të Krizave , Christos Stylianides./ /a.i/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.