Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – Takim Trump-Abe në fillim të prillit

UASHINGTON, 2 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump do të presë më 17-18 prill kryeministrin japonez, Shinzo Abe në rezidencën private të Mar-a-Lagos, në Florida, për të përgatitur samitin mes presidentit amerikan dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un, theksoi sot Shtëpia e Bardhë.

“Të dy zyrtarët do të flasin për fushatën ndërkombëtare për të ruajtur presionin maksimal ndaj Koresë së Veriut në kuadër të takimit të parashikuar mes presidentit, Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un”, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.

Takimi historik mes presidentit amerikan dhe diktatorit koreano-verior do të zhvillohet në muajin maj, por asnjë detaj për vendin apo formatin e saktë nuk është bërë ende i ditur.

Tema kryesore e këtij samiti do të jetë çështja bërthamore koreano-veriore dhe Kim ashtu si Trump po konsultohen me aleatët apo partnerët.

Për të përgatitur takimin, Kim Jong Un zhvilloi një vizitë në Pekin duke lënë për herë të parë vendin e tij që prej ardhjes në pushtet dhe u takua me presidentin kinez, Xi Jinping.

Trump ka zhvilluar gjithashtu një bisedë telefonike me Xi Jinping për të biseduar për samitin e ardhshëm.

“Takimi në Mar-a-Lago do të jetë samiti i tretë dypalësh mes Donald Trump dhe Shinzo Abes”, theksoi Shtëpia e Bardhë./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version