Kush përfiton nga skema e zbritjes së tarifës në “Rrugën e Kombit”

TIRANE, 2 Prill/ATSH/- Ndërsa ka nisur procesi i dialogut mes Autoritetit Kontraktor dhe koncesionarit për përdoruesit e shpeshtë të “Rrugës së Kombit”, në kontratë parashikohet se koncesionari harton dhe zbaton një skemë zbritjesh për përdoruesit e shpeshtë të rrugës.

Skemë, e cila duhet të bazohet në të dhënat aktuale dhe të parashikuara të trafikut në këtë rrugë.

Për minimizimin e ndikimit social-ekonomik që rrjedh nga aplikimi i tarifave të rrugës për përdoruesit e shpeshtë lokalë, koncesionari do t’i paguajë çdo vit Autoritetit Kontraktor për tre vitet e para një shumë prej 120.000 euro (përshirë TVSH-në), si pagesa të drejtpërdrejta. Përdoruesit e shpeshtë do të pajisen me kartën abone.

Duke qenë se rruga është jo vetëm për përdorues vendas, por lidh atë me shtete të tjera, natyrisht do të përdoren format e pagesës në euro dhe në lekë. Kontrata i parashikon rregullat e konvertimit të pagesës Lek/Euro. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.