Haradinaj përkujton 19 vjetorin e masakrës së Lybeniqit

TIRANË, 1 prill/ATSH/- Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot 19 vjetorin e masakrës së Lybeniqit.

Haradinaj ka shkruar në rrjetin social Facebook, se asnjëherë nuk do t’i harrojnë ata që vdiqën për lirinë e Kosovës.

“Sot, kujtojmë 19-vjetorin e masakrës së Lybeniqit, ku u vranë mizorisht mbi 80 civilë të pambrojtur, vetëm pse ëndërronin lirinë e atdheut të tyre. Asnjëherë nuk do t’i harrojmë njerëzit tanë, që me jetët e tyre iu bënë mburojë kësaj toke. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”/KosovaPress/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.