Shkatërrohet banda e grabitësve në Belgjikë, arrestohen 8 shqiptarë

Konferencë për shtyp në lidhje me operacionin ndërkombëtar të koduar "Picasso"Në konferencë Sokol KalaniShef i Task Forcës "Anti-Skifter" në Policinë e ShtetitProkurori i Krimeve të Rënda Besnik MuçiProkurori Belg i çështjes Peter Pereboon• Operacion ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe organeve ligjzbatuese belge.• Operacioni “Picasso", 8 të arrestuar në Shqipëri e Belgjikë, anëtarë të një grupi kriminal në fushën e vjedhjeveTask Forca "Anti Skifter" pranë Policisë së Shtetit e krijuar për të luftuar grupet kriminale që kryejnë vjedhje të pronës në vendet e Bashkimit Europian, ditët e fundit në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të Belgjikës, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Krujë ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor " Picasso".

Posted by Policia e Shtetit on 30.03.2018

 

TIRANE, 30 Mars /ATSH/ – Task Forca “Anti Skifter” pranë Policisë së Shtetit e krijuar për të luftuar grupet kriminale që kryejnë vjedhje të pronës në vendet e Bashkimit Europian, ditët e fundit në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të Belgjikës, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Krujë ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor ” Picasso”.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Sokol Kalani, Shef i Task Forcës “Anti-Skifter” në Policinë e Shtetit, Prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi dhe prokurori belg i çështjes Peter Pereboon bënë të ditur detaje nga ky operacion.

Një operacion ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe organeve ligjzbatuese belge, janë 8 të arrestuar në Shqipëri e Belgjikë, anëtarë të një grupi kriminal në fushën e vjedhjeve.

“Të ndaluarit dyshohet për pastrim të produkteve të veprës penale vjedhja e kryer në kuadër të grupit strukturuar kriminal. Gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur sende që dyshohet se janë vjedhur në Belgjikë”, deklaroi Kalani.

Në zbatim të letër porosisë të dërguar nga autoritetet ligjzbatuese belge në datat 28-29 mars në Shqipëri u ndaluan shtetasit:, Ilmi Vila, Alerio Dushku dhe Albert Arra.

Ndërsa në Belgjikë u arrestuan pesë persona, Arbër Llulla, Deiv Bulku, Ardit Skeja, Agron Hyseni dhe Flori Saliu.

Veprimtaria e tyre ishte e shtrirë kryesisht në Bruksel dhe në disa qytete të tjera belge. Ata kanë kryer një numër të madh vjedhjesh me dhunë të banesave dhe objekteve të tjera. Sendet e vjedhura, një pjesë i kanë shitur, ndërsa pjesën tjetër dhe shumat e parave të përfituara nga shitja e i kanë transferuar në Shqipëri.

Policia e Shtetit shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit grupet kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit, me fokus krimin e organizuar, përmes partneritetit dhe bashkëpunimit në rritje me agjencitë e huaja ligjzbatuese./e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.