RUSI – Moska i kërkon Londrës të shkurtojë stafin diplomatik

MOSKË, 30 mars /ATSH-DPA / – Londra duhet të zvogëlojë numrin e anëtarëve të stafit në ambasadën e saj dhe konsullatat në Rusi,  në një nivel që përputhet me numrin e stafit rus në Britaninë e Madhe, njoftoi Ministria e Jashtme ruse.

“Ambasadori britanik, Laurie Bristow u thërrit në një takim për të marrë urdhrin”, sipas një deklarate të Ministrisë së sipërcituar.

Nuk është bërë ende i ditur numri i saktë i stafit që duhet të largohet nga ambasada britanike.

Muajin e kaluar, Britania e Madhe dëboi 23 diplomatë rusë.

Moska nga ana e saj ndoqi një masë reciproke, për shkak të një mosmarrëveshje në lidhje me helmimin e një ish-agjenti rus në Britani të Madhe, që ka dëmtuar marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes Rusisë me Perëndimin.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.