Për cilat shërbime nuk paguan komisione bankare

TIRANE, 30 Mars /ATSH/-Formalizimi i tregut financiar ka rritur “bashkëpunimin” e qytetarëve me sistemin bankar.

Në kuadër të informimit dhe rritjes së transparencës për shërbimet bankare dhe pagesat që kryejmë,  Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB) ka publikuar një video prezantuese nga seria e videove “Banka Ime” që përmban informacione shpjeguese për llojet e komisioneve bankare dhe natyrën e tyre. 

Kur shkojmë në bankë për të marrë një shërbim, gjithmonë paguajmë shuma të vogla apo të konsiderueshme në formën e komisioneve bankare.

Bankat janë biznese financiare që e sigurojnë një pjesë të të ardhurave të tyre nga ofrimi i shërbimeve financiare, për të cilat aplikohen komisione bankare.

Këto komisione janë në lekë ose valutë, në shumë fikse ose në përqindje, si tarifa mujore apo vjetore. Disa nga këto komisione janë shumë të njohura, si p.sh komisionet e pagesave, të kreditit, mirëmbajtjes së llogarive etj.

Disa komisione të tjera ndoshta janë të panjohura pasi nuk kanë pasur përdorim të gjerë.

Po a aplikojnë bankat komsion për çdo shërbim? Jo bankat ofrojnë edhe shërbime falas. Ndaj është mirë që klientët të jenë të informuar për të përfituar më shumë dhe për të evituar komisionet e panevojshme.

Disa nga kategotitë kryesore të komisioneve për individë janë; Komisione për llogaritë rrjedhëse dhe ato të kursimit. Në përgjithësi për këto komisione paguhet gjithënjë përpara hapjes së llogarive.

Komisionet për kartat e kreditit dhe debitit, janë më të zakonshme komisionet për lëshimin e kartës, komisionet vjetore, të rinovimit të kartës, komisionet e PIN-it të ri, etj.

Pagesat me kartë krediti në POP janë falas. Por disa nga bankat kanë komisione për përdorimin e këtyre kartave jashtë vendit. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.