NJU DELHI, 30 mars /ATSH-DPA/ -Qindra studentë dhe prindër kanë protestuar sot në Indi pas zbulimit të pyetjeve të provimeve të shtetit në shkolla, duke nxitur një hetim të një niveli të lartë.
Mbi dy milionë studentë u prekën nga zbulimi i pyetjeve të matematikës dhe ekonomisë. Ato u shpërndanë përmes aplikacionit “Whatsapp” përpara ditës së provimit.
Bordi Qendror i Arsimit të Mesëm (CBSE) deklaroi se studentët do të ribëjnë provimet dhe datat do të njoftohen në një ardhme të afërt.
Demonstruesit u mblodhën në vende të ndryshme në Nju Delhi, si dhe në qytete të tjera.//a.i/
