Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kafja, mburojë për shëndetin e zemrës

TIRANË, 30 Mars/ATSH-ANSA/.- Kafja përveç se na mban zgjuar është mburojë edhe për shëndetin e zemrës, duke mbrojtur bllokimin e arterieve, një fenomen që mund të çojë në infarkt.

Këtë e evidenton një studim brazilian, i Universitetit Sao Paulo’s School of Public Health, i publikuar në revistën Journal of the American Heart Association.

Për kërkimin u morën në provë 4,400 banorë të Sao Paulos, të moshës 35-74 vjeç, duke analizuar shprehitë e tyre të kafesë dhe informacioni i mbledhur ishte korrektuar me matjen e sasisë së kalciumit në arteriet koronare.

“Kemi gjetur se konsumi i zakonshëm i më shumë se tre gota në ditë të kafesë Java (një përzierje e fuqishme) uli shanset e kalcifikimit koronar për njerëzit që kurrë nuk kishin pirë duhan”, thekson autori kryesor i studimit Andreia Miranda.

Studiuesit tani kanë për qëllim të kuptojnë nga njëra anë, nëse pirja e katër ose pesë filxhanëve me kafe në ditë do të japë përfitime edhe më të mëdha, edhe pse siç tregon Miranda, “studime të tjera kanë treguar tashmë se konsumimi i tepërt i kësaj pije nuk mund të çojë në përmirësime në shëndetin”; nga ana tjetër për të kuptuar nëse mund të ketë efekt edhe me ushqime dhe pije të tjera që përmbajnë kafeinë, të tilla si çaji apo çokollata.

Kafja është “një përzierje komplekse e mineraleve dhe përbërësve të ndryshëm”, përveç kafeinës, shprehen studiuesit, kështu që mund të jetë aktiviteti antioksidues i pijeve të zeza në vend të përmbajtjes së saj të kafeinës, për të përmirësuar shëndetin e zemrës./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version