ITALI – Mattarella fillon bisedimet për krizën qeveritare

ROMË, 29 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti italian, Sergio Mattarella do të fillojë bisedimet për zgjidhjen e krizës politike në vend, më 4 prill, sipas një burimi presidencial.

Në zgjedhjet e 4 marsit, Lëvizja Pesë Yjet (L5Y) dhe Liga e Veriut e qendrës së djathtë, shënuan një rritje të ndjeshme, por sollën krijimin e një parlamenti të varur, në mungesë të një maxhorance për të krijuar një qeveri.

Lideri i Ligës së Veriut, Matteo Salvini dhe i Lëvizjes Pesë Yjet (L5Y), Luigi Di Maio po shqyrtojnë arritjen e  një marrëveshjeje koalicioni, por midis tyre janë shfaqur dallime mbi çështjet e politikave dhe mosmarrëveshje se kush duhet të jetë kryeministri i vendit.

Mattarella, roli kushtetues i të cilit është të emërojë kreun e qeverisë, pritet të zhvillojë konsultime me të gjithë drejtuesit politik dhe do të ndihmojë në formimin e një administrate të re./ /a.i/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.