Agjencia Telegrafike Shqiptare

ZAGREB – Kroacia pranon ofertën izraelite për blerjen e avionëve F-16

ZAGREB, 28 mars /ATSH-AFP/ – Këshilli kroat i Mbrojtjes theksoi se pranonte ofertën e Izraelit për t’i shitur ushtrisë kroate një avion luftarak F-16 për modernizimin e aviacionit të saj, një vendim i cilësuar historik nga ministri i Mbrojtjes.

Sipas medias, Kroacia mund të blejë 12 avionë luftarakë F-16 me një vlerë prej 403 milionë eurosh, një vendim që duhet të konfirmohet nga qeveria, gjë që është një formalitet.

“Këshilli i Mbrojtjes (…) thekson se oferta e Izraelit është më e mira dhe i rekomandoi qeverisë miratimin e blerjes së këtyre avionëve”, theksoi instanca më e lartë përsa i përket mbrojtjes së vendit, në një komunikatë të publikuar dje në mbrëmje.

Avionët F-16 janë kërkuar për të zëvendësuar avionët me prodhim rus MIG-21 të ushtrisë ajrore kroate.

“Ky është një vendim historik (…) një projekt që garanton sigurinë dhe sovranitetin e Kroacisë”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Damir Krstiçeviç për radion kombëtare kroate.

”Avionët e parë F-16 do të mbërrijnë në Kroaci deri në vitin 2020 dhe të gjithë avionët deri në vitin 2022″, theksoi ministri./ /ec/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version