TOKIO – Abe : Japonia kërkon hollësi nga Kina për takimin Xi-Kim

TOKIO, 28 mars /ATSH-DPA/ – Kryeministri japonez, Shinzo Abe deklaroi se vendi i tij kërkonte informacione më të detajuara nga Kina lidhur me bisedimet në Pekin mes presidentit kinez, Xi Jinping dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

“Ne do të donim të merrnim një informacion të detajuar nga pala kineze. Unë mendoj se ne ndodhemi në një situatë, ku pala koreano-veriore po kërkon të zhvillojë bisedime”, deklaroi Abe në një komision parlamentar.

Abe përsëriti rëndësinë e denuklearizimit të Koresë së Veriut.

“Është e rëndësishme që Koreja e Veriut të ndalë plotësisht programet e saj bërthamore dhe raketore në një mënyrë të pakthyeshme”, shtoi ai.

“Abe pritet të vizitojë Shtetet e Bashkuara e Amerikës më 17-19 prill për bisedime me presidentin, Donald Trump përpara një takimi të planifikuar midis Kim dhe Trump”, sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo./ /a.i/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.