BUKURESHT, 28 mars /ATSH/ – Në kampionatin europian të peshëngritjes, shqiptari Briken Calja shkëlqeu duke arritur të marrë tri medalje ari.
Calja arriti të ngrejë 146 kilogramë, duke zenë kështu vendin e parë në peshën 69 kilogram në stilin e shkëputjes.
Ai gjithashtu u rendit i pari edhe në stilin e shtytjes duke ngritur 175 kilogramë.
“Jam shumë i lumtur. Suksesin ia dedikoj familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve”, deklaroi Calja në përfundim të garës.
Ndërsa peshëngritësi tjetër shqiptar, Arbër Çerçizi, u rendit në vend të shtatë duke ngritur 135 kilogramë./ /G.S/ a.jor.