SHBA – Trump refuzon kërkesën për shfuqizimin e së drejtës për armë

UASHINGTON, 28 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump hodhi sot poshtë kërkesën e një gjykatësi amerikan për rishikimin e Kushtetutës përsa i përket shfuqizimit të amendamentit të dytë për ndalimin e armëve të zjarrit.

“Amendamenti i dytë nuk do të shfuqizohet kurrë”, theksoi Trump në një postim në Twitter duke reaguar ndaj kërkesës së ish-gjykatësit, John Paul Stevens.

Ky ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë të SHBA, institucioni që mbron Kushtetutën amerikane, ka kërkuar në mënyrë paradoksale shfuqizimin e amendamentit të dytë të Kushtetutës që është konsideruar si i rëndësishëm nga mbështetësit e mbajtjes së armëve në Amerikë, edhe pse ky paragraf i shkurtër është bërë prej dy shekujsh objekt i interpretimeve të ndryshme./  /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.