Agjencia Telegrafike Shqiptare

BRAZIL – Sulmohet me armë zjarri eskorta e ish-presidentit Lula

RIO DE ZHANEIRO, 28 mars /ATSH-DPA/ – Eskorta e ish-presidentit brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva është sulmuar dje me armë zjarri, sipas një postimi të tij në Twitter.

“Eskorta e ish-presidentit Lula është goditur nga të paktën tre të shtëna me armë zjarri, ndërsa po udhëtonte midis qyteteve Quedas do Iguacu dhe Laranjeiras do Sul, në jug të vendit i pashoqëruar nga forcat policore. Gjatë incidentit u goditën dy autobusë të fushatës  elektorale dhe askush nuk është plagosur”, tha ai në Twitter.

“Atë që unë aktualisht vë re është një rritje e nazizmit. Nëse ata mendojnë se do të na frikësojnë , gabohen”, tha Lula përmes një postimi më të hershëm në Twitter./ /a.i/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version