INDI – Një luftanije franceze kap gjysmë ton heroinë në Oqeanin Indian

PARIS, 27 mars /ATSH-AFP/ – Një fregatë franceze që operon në kuadër të operacionit “Task Force 150”, që lufton kundër trafiqeve në Oqeanin Indian, ka kapur më 25 mars gjysmë ton heroinë pranë gjirit Aden, njoftoi sot Shtabi i Përgjithshëm francez.

Ekuipazhi i fregatës luftarake kundërnëndetëse “Jean de Vienne” zbuloi të dielën ngarkesën në bordin e një anieje që lundronte pa flamur rreth 900 kilometra në lindje të ishullit Sokotra dhe ishte detektuar nga helikopteri i fregatës.

Kjo ngarkesë kishte një vlerë në treg rreth 125 milionë euro, ndërsa ekuipazhi i fregatës u mor edhe me azgjesimin e lëndës narkotike./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.