GJERMANI – Facebook kërkon ndjesë për skandalin e privatësisë

BERLIN, 27 mars /ATSH-DPA/ – Facebook ka botuar sot një njoftim në formën e një faljeje publike në disa gazeta gjermane, lidhur me skandalin e marrëdhënieve publike që përfshin përdorimin e paligjshëm të të dhënave personale.

Njoftimi, që shfaqej në të përditshmet gjermane si “Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe “Sueddeutsche Zeitung”, u ndoq dje nga shkrime të ngjashme në të përditshmet amerikane dhe britanike.

Në njoftim thuhet se “kjo ishte një shkelje e besimit dhe na vjen keq që nuk bëmë më shumë përpjekje”.

Njoftimi u titullua “Ne kemi përgjegjësinë për të mbrojtur informacionin tuaj. Nëse nuk mundemi, ne nuk e meritojmë”.

Facebook është kritikuar prej më shumë se një javë, pasi u zbulua se aplikacioni ”quiz upp” kishte marrë të dhëna që më pas ishin përdorur nga kompania “Cambridge Analytica” të planifikuara për fushatat politike.

Disa rregullatorë kanë njoftuar hetimet dhe kompania ka parë rreth 100 miliardë dollarë të fshirë nga vlera e saj e aksioneve.

Kjo çështje ka një ndjeshmëri të veçantë në Gjermani, ku rastet e privatësisë janë ende shumë të rëndësishme për personat e prekur nga kujtime të sistemeve të mbikqyrjes të përdorura nga nazistët në vitet 1930-1940 dhe qeveria e Gjermanisë Lindore gjatë Luftës së Ftohtë./ /a.i/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.