ROMË – “Audiweb”: Të paktën 33,9 milionë italianë në internet gjatë janarit

ROMË, 26 mars /ATSH-ANSA/ – Të paktën 33,9 milionë italianë, rreth 61,8% e popullsisë nga mosha dy vjeç e lart kanë lundruar gjatë muajit janar të paktën një herë në internet nëpërmjet komjuterit, smartfonëve dhe tabletave.

Kjo u njoftua nga “Audiweb”, sipas të cilit përdoruesit e internetit kanë qendruar të lidhur 53 orë dhe 12 minuta.

Italianët në linjë të paktën një herë gjatë ditës, ishin mesatarisht 24,5 milionë, të lidhur për të paktën dy orë e 22 minuta për person.

Gjithmonë mesatarisht, 21,1 milionë përdorues të rritur kanë lundruar në internet nëpërmjet smartfonëve dhe tabletave.

Mes këtyre të fundit, 12,2 milionë ishin të lidhur me celularë.

Në nivel demografik, 45,9% e grave (12,6 milionë) dhe 43,5% e burrave (rreth 12 milionë) kanë rezultuar në linjë.

Përsa i përket moshës, 61,4% e 18-24- vjeçarëve (2,6 millionë), 62,1% e 25-34-vjeçarëve (4,2 milionë), 60,9% e 35-54-vjeçarëve (11,1 milionë) dhe 40,5% e 55-74-vjeçarëve (5,9 milionë)./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.