Këmbimi valutor, valutat kryesore forcojnë pozitat ndaj lekut

TIRANE, 26 Mars /ATSH/- Në tregun e brendshëm valutor, në fillim të javës së fundit të muajit mars, valutat kryesore euro dhe dollar forcuar pozitat në këmbim me lekun, pas rënies së ndjeshme që pësuan këto monedha për gati tri javë rresht gjatë këtij muaji.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 130.95 lekë ose 1.1 lekë më shumë se në fund të javës që lamë pas.

Monedha e përbashkët për tri javë me radhë u nënçmua më shumë se 3 lekë në tregun vendas, deri sa preku nivele të ulëta historike ditën e enjte, duke u këmbyer me 129.05 lekë.

Këtë fillimjave, edhe monedha e gjelbër amerikane fitoi pikë ndaj lekut. Dollari këmbehet në kuotën e 105.64 lekëve ose 0.31 lekë më shumë se në fundjavë.

Monedhat kryesore të shportës prej kohësh po këmbehet në nivele të ulëta, përkundrejt lekut vendas.

Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit, kërkesë-oferta po dikton tregun, por edhe reflektimi i ecurisë në bursat ndërkombëtare po gjen pasqyrim në tregun e brendshëm.

Rëniet e vazhdueshme të euros në tregun vendas nxitën individët për të konvertuar kursimet në valutë në monedhën vendase.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 105.64 +0.31
Euro EUR 130.95 +1.10
Paundi Britanik GBP 150.18 +1.77
Franga Zvicerane CHF 111.69 +0.50
Jeni Japonez (100) JPY 100.52 +0.15
Dollari Australian AUD 81.83 +0.59
Dollari Kanadez CAD 82.26 +0.76
Korona Suedeze SEK 12.89 +0.16
Korona Norvegjeze NOK 13.72 +0.17
Korona Daneze DKK 17.60 +0.16
SDR SDR 153.77 +0.58
Ari (OZ 1) XAU 142406.95 +1,047.77
Argjend (OZ 1) XAG 1755.21 +15.16
Juani Kinez (onshore) CNY 16.85 +0.19
Juani Kinez (offshore) CNH 16.87 +0.21

/e.xh//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.