TIRANE, 25 Mars /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të herëpashershme të dobëta dhe lokale. Prej orëve të pasdites në të gjithë territorin do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në Jug në formë shtrëngatash.
Në zonat malore në Verilindje do të ketë reshje të dobëta dëbore në lartësi mbi 500-700 metër. Në Juglindje në orët e pasdites dhe mbrëmjes do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në lartësitë mbi 800 metër.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Verilindje 1-25m/sek, me rrahje dhe intensive në Jug të vednit.
Deti do të jetë i forcës 5-6 me lartësi dallge 3.8 metër. Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës me shikimin 1-15km.
Temperaturat parashikohen:
Vendet malore -3/6
Vendet e ulta 3/16
Vendet bregdetare 5/17 /e.malaj/ /a.g/
