SPORT- Cristiano Ronaldo rrezikon deri në 10 vite burg

TIRANË, 24 Mars/ATSH/- Ylli portugez i Real Madrid, Kristiano Ronaldo rrezikon të dënohet me 10 vite burg.

Mediat vendase bëjnë me dije se, Prokuroria e Madridit kërkon 10 vite burg për shkak se portugezi nuk ka paguar detyrimet tatimore, plus interesat, vepra të cilat të çojnë drejt akuzës së evazionit fiskal.

Portugezi Ronaldo akuzohet për evazion fiskal e shumës 14.7 milionë euro. Fituesi 5 herë i “Topit të Artë” ndodhet në një situatë të vështirë. Çështja vazhdon të jetë nën hetim, pavarësisht se ai e mohon këtë gjë.

Tashmë portugezit i janë lënë në dispozicion dy mundësi nga ana e hetuesve. E para është të pranojë akuzën dhe të nisë pagimin e shumës së padeklaruar brenda një afati kohor të caktuar, ndërsa e dyta është t’i shkohet çështjes deri në fund dhe ylli portugez të marrë dënimin./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.