HANOI – Koreja e Jugut dhe Vietnami synojnë shkëmbime tregtare prej 100 miliardë dollarësh

HANOI, 23 mars /ATSH-DPA/ –  Presidenti i Koresë së Jugut,  Moon Jae In dhe homologu i tij vietnamez,  Tran Dai Quang, kanë rënë sot dakort për rritjen e tregtisë dypalëshe, në 100 miliardë dollarë deri në vitin 2020 , gjatë një takimi , në Hanoi.

Gjatë një konference për shtyp të përbashkët me Tran Dai Quang të zhvilluar sot në kryeqytetin vietnamez,  Moon deklaroi se “lidhjet e ngushta midis dy vendeve do të nxisin rritjen e  ekonomisë së Vietnamit, si një nga rritjet më të shpejta në botë”.

“Unë theksoj se bashkëpunimi i ngushtë dhe reciprok midis dy vendeve do të kontribuojë shumë në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët për të arritur një rritje të tregtisë së ndërsjelltë deri në vitin 2020”,  deklaroi Moon.

Pas luftës së Ftohtë, Koreja e Jugut, që luftoi së bashku me SHBA-në gjatë Luftës në Vietnam, normalizoi marrëdhëniet me Vietnamin në vitin 1992.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.