SPORT – Gareth Bale golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve për Uellsin

NANING, 22 mars /ATSH-ANSA/ – Gareth Bale hyn në historinë e kombëtares së Uellsit pasi realizoi një tripletë në ndeshjen miqësore kundër Kinës që përfundoi me rezultatin 6-0, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në ekipin e futbollit të vendit të tij.

Në këtë gjysmëfinale të Kupës së Kinës, turne me ndeshje miqësore që zhvillohet në Naning, ku marrin pjesë Uruguai dhe Republika Çeke, dragonjtë europianë treguan se ishin në një formë të shkëlqyer.

Golat u shënuan nga Gareth Bale në minutën e 3-të, 21-të dhe 62-të, ndërsa golat e tjerë mbajnë emrat e Vokes (38-të 58-të) dhe Wilson (45-të).

Në finalen e Kupës së Kinës, Uellsi do të ndeshet me ekipin që do të fitojë mes Uruguait dhe Republikës Çeke, që do të luhet nesër./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.