Perimet shqiptare më të kërkuara në tregjet e BE

Perimet shqiptare më të kërkuara në tregjet e BE

Perimet shqiptare më të kërkuara në tregjet e BEZv. ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimitër Kote në një intervistë për ATSH-në, tha se eksporti i prodhimeve bujqësore, deri tani është rritur me rreth 30% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2016. Kurse në total eksporti i tyre në vitin 2017 kundrejt vitit 2016 u rrit me 20%.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 22.03.2018

Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimitër Kote shprehet për ATSH-në, se bujqësia është në rrugën e duhur të zhvillimit 

TIRANE, 22 Mars /ATSH/-Eksportet bujqësore shqiptare janë rritur këtë fillim viti me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2016, ndërsa perimet kryesojnë trendin e kërkesës se tregjeve të huaja nga vendet e rajonit dhe po zgjerojnë hartën në vende të reja të BE-së.

Zv. ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimitër Kote në një intervistë për ATSH-në, tha se, shtetet që kërkojnë prodhimet bujqësore shqiptare, janë kryesisht vendet e rajonit, Komunitetit Europian por edhe më gjerë. Kështu Kosova, Maqedonia, Serbia, Polonia Çekia, Austria, Gjermania e shumë vende të BE-së, po rrisin interesin për produktet “made in Albania”.

Ndërsa produktet më të kërkuara, vuri në dukje zv.ministri Kote, janë perimet e freskëta, kryesisht domatja, speci, lakra, kastraveci, lulelakra por edhe prodhime të tjera si bostani, shalqini etj, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të eksporteve në Europë dhe rajon.

Eksporti i prodhimeve bujqësore, deri tani është rritur me rreth 30% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2016. Kurse në total eksporti i tyre në vitin 2017 kundrejt vitit 2016 u rrit me 20%.

“Kjo do të thotë që pikat e grumbullimit dhe eksportuesit janë njohur me kërkesat e tregjeve dhe i përgjigjen nevojë dhe kërkesën së tyre me prodhimit shqiptare, duke konkurruar denjësisht me cilësi dhe standarde”, tha Kote.

Një rast konkret shpjegon ai, është pjesëmarrja e Shqipërisë në Panairin e Berlinit, që është Panairi më i madhe bujqësor në Europë, ku morën pjesë 22 kompani shqiptare dhe lidhën kontrata bashkëpunimi e marrëveshje me kompani të huaja, duke konfirmuar kështu pritshmëritë e një prodhimi bujqësor të mbarë dhe kërkesës në rritje të tregut të huaj, për prodhime bujqësore shqiptare.

Zv,ministri Kote njëherazi ekspert i njohur në fushën e agronomisë, theksoi se, dy janë rrugët e zhvillimit të bujqësisë shqiptare, eksporti dhe përpunimi i prodhimeve bujqësore.

“Bujqësia shqiptare po konsolidon trendit e rritjes së prodhimit dhe po përmirëson standardet duke u çertifikuar sipas GLOBALG.A.P për të garantuar rritjen e  qëndrueshme të eksporteve “made in Albania”. Për të rritur konkurueshmërinë e prodhimeve shqiptare, ministria e bujqësisë ka vënë në skemën e subvencionit çertifikimin e prodhimeve bujqësore, për të konkurruar denjësisht në tregun ndërkombëtar”, tha Kote.

Zv.ministri i Bujqësisë theksoi se, bujqësia është në rrugën e duhur. Strategjia e qeverisë ka përcaktuar 15 kulturat bujqësore evangardë të zhvillimit nga perimet, frutat e agrumet më të kërkuarat për eksport dhe që kanë potenciale prodhimi në tokën shqiptare.e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.