Agjencia Telegrafike Shqiptare

HAGË – Mladiç apelon dënimin e tij për krime lufte dhe gjenocid

HAGË, 22 mars /ATSH-AFP/ – Ish-shefi ushtarak i serbëve të Bosnjes, Ratko Mladiç, apeloi sot dënimin e tij me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, të vendosur në nëntor nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY).

Avokatët e Mladiç, që ndryshe quhet “Kasapi i Ballkanit”, i kërkuan dhomës së apelit që “të anulojë të gjitha dënimet e gabuara dhe të lirojë klientin e tyre”.

Ndërkohë, prokuroria ka apeluar gjithashtu duke i kërkuar gjykatës që të shpallë Mladiçin fajtor për një akuzë të dytë për gjenocid./G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version