Franca rikonfirmon mbështetjen për bujqësinë e Kosovës

TIRANË, 22 Mars/ATSH/- Ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert, ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Ai gjatë një takimi me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, ka premtuar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, ministri Rikalo ka folur për programet mbështetëse të ministrisë për sektorin e bujqësisë, si dhe me projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë gjatë këtij viti.

Duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë në kuadër të projekteve të ndryshme mes ministrisë dhe Agjencisë për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar në sektorin e bujqësisë, ushqimit dhe hapësirës rurale (ADECIA), ministri Rikalo theksoi nevojën që kjo mbështetje të shtrihet në sektor të ndryshëm të bujqësisë, duke ndikuar kështu në zhvillimin e mëtejmë të bujqësisë në vend, rritjen e prodhimit dhe motivimin për t’u marrë me bujqësi.

Ndërsa, Amice Wannerroy, përfaqësuese për Ballkan në ADECIA, tha se përmes projekteve të ndryshme do të ofrojnë mbështetje për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë. /KosovaPress/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.