Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e mërkurë 21 Mars 2018

TIRANE, 21 Mars /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë me vranësira të ndrueshme dhe të dendura. Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash.

Në orët e para të mëngjesit deri në mesditë reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar dhe në Veri dhe Jugperëndim me intensitet të lartë në formën e stuhive dhe rebeshëve. Në Alpe, Verilindje dhe Juglindje në lartësi 600 metër do të ketë reshje të dendura dëbore.

Era do të fryjë me Jug-Jugperëndim 1-25 m/sek. Deti i forcës 5-6 me lartësi dallge 5.8-6.8 metër. Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve te shiut dhe te borës.

Temperaturat parashikohen:

Vendet malore               4°/13°C

Vendet e ulta              7°/17°C

Vendet bregdetare      10°/15°C   /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version